
Eckehard Pistrick
Eckehard Pistrick wurde 1980 in Quedlinburg geboren, studierte Musikwissenschaft, Geschichte und Kunstgeschichte an der Universität Halle. Seit 2004 Reisen und musikethnologische Feldforschungen in Kambodscha, Albanien, Griechenland, Mazedonien und Bulgarien. Freie journalistische Tätigkeit bei der „Mitteldeutschen Zeitung“ und „Radio Corax“. 2006 Medienpreis des Landes Sachsen-Anhalt als Co-Autor der Sendung „Bali-Musik für Götter und Menschen“.
Interview von Genta Hoxha für “Koha Ditore” Prishtina, 18.8.2007
Kohë e vështirë për këngët tradicionale
Etnomuzikologu gjerman aktualisht është duke punuar doktoraturën e tij mbi këngët shqipe të kurbetit dhe thotë se është detyrë e muzikologëve t’i shkruajnë këngët shqiptare, sepse ato të jugut të Shqipërisë ka rrezik të harrohen
Prishtinë, 18 gusht – Etnomuzikologu gjerman Eckehard Pistrick, i cili në vitin 2005 ka kryer studimet master mbi epikën e labëve, ka bindjen këngët tradicionale shqipe, sidomos ato të jugut, kanë rrezik të harrohen, shkaku i modernizimit. “Mendoj se tani kemi një situatë të rrezikshme për këngën tradicionale, për shkak të modernizimit”, ka tërhequr vërejtjen ky studiues.
Prej disa ditësh ai është duke marrë pjesë në Seminarin për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën dhe qëndrimin e tij në Kosove është duke e shfrytëzuar për hulumtime mbi këngët e kurbetit, për të cilat është duke punuar në doktoraturën e tij në Universitetin e Jenës nën përkujdesjen e mentorit Wilfried Fiedler
Pistrick mendon se zakonet, veshjet dhe muzika shqipe janë ende një tradicion i gjallë dhe duhet të bëhet gjithçka që është e mundur që të mbetet e tillë.
“Është detyrë e muzikologëve të shkruajnë këngët shqiptare, sepse kam përshtypjen se do të harrohen, sidomos ato të jugut të Shqipërisë”, thekson ai dhe thotë se duhet të bëhen bashkëpunime ndërmjet muzikologëve të të dy anëve të kufirit. Eckehard thotë se studimet e tij për master i ka përqendruar në Toskëri dhe në veriun e Greqisë dhe se ka mbledhur shumë këngë polifonike. “Gjersa 50 vite më parë kanë kënduar të gjitha fshatrat, sot ka fshatra që janë të heshtura”, thotë Pistrick i brengosur dhe shpreson që situata të ndërrojë për të mirë. Muzikologu thotë se është interesuar shumë për muzikën shqipe dhe se ka vendosur që edhe studimet e doktoraturës t’i bëjë për muzikën shqipe, në këtë rast për këngët e kurbetit. “Kam mbledhur këngë kurbeti tash dy vite dhe kam parë që ekzistojnë lidhje mes tyre dhe këngëve të vajtimit”, thotë Pistrick me një shqipe të vështirë, të cilën thotë se e ka mësuar në fshatrat toske. Sipas tij, ngjashmëria mes këngëve të kurbetit dhe të vajtimit qëndron tek teksti dhe tek mënyra e interpretimit. “Fjalët simbolike si “kurbet i zi”, ‘dallëndyshja që vjen me letrat e kurbetçarëve”, janë shumë specifike sqaron Pistrick dhe veçon edhe mënyrën vajtuese të këndimit me grykë dhe në intonacion më të lartë sesa mundësitë e interpretit.
Interesimin për muzikën tradicionale shqipe, Pistrick thotë ta ketp marrë nga fakti se ajo i qëndron kohës. “Në Gjermani një traditë e tillë ka ekzistuar vetëm para 200 vitesh”, thotë ai. “Tani kemi vetëm tekstet, pasi tashmë muzika ka vdekur”, sqaron Pistrick. Sipas tij, muzika nëpër vendet e Ballkanit ka lidhje mes identitetit rajonal, që ekziston dhe sigurisht edhe të muzikës.
Sipas Pistrick, i cili ka vizituar shumë fshatra të jugut të Shqipërisë, çdo fshat ka repertor tjetër, veshje tjetër dhe mënyrë tjetër të të kënduarit, që sipas tij është një gjë shumë e veçantë. “Jugu i Shqipërisë është një mikro-kozmos”, shprehet ai. Në studimet që ka bërë, etnomuzikologu thotë se ka dëgjuar edhe këngë me çiftelia dhe me sharkia dhe dëshiron të dëgjojë edhe këngë polifonike nga Kosova, të cilat ai ka dëgjuar se këndohen në disa fshatra në kufi me Maqedoninë. “Mendoj të publikoj krahasimet për këngët që kam dëgjuar deri tani”, thotë studiuesi, i cili deri tani ka publikuar artikuj të shumtë nga hulumtimet e tij.
Eckehard, në vitin 2005 ka prezantuar në Gjermani një grup klarinetash nga Saranda që quhen “Saze”, të cilët kanë prezantuar muzikë shqipe, që sipas tij janë pritur shumë mirë nga bashkëkombësit e tij.
Aktuelles Buch:
Versteckte Stimmen
Umschlaggestaltung unter Verwendung eines Gemäldes von Roderich Oechel
edition decus
destinatio Verlag und Akademie, Halle 2008
48 Seiten mit Musik-CD, 18,00 Euro
ISBN 978-3-938819-02-9


